Gashi pranon një libër sportiv, falënderon autorin

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka pritur në takim autorin e librit “Atletika në Kosovë gjatë Shekujve dhe Dekadave” të autorit Ramadan Beshiri.

Ai e ka vlerësuar lart kontributin e Beshirit, ndërsa e ka inkurajuar për vazhdim të punës profesionale.

Ky është postimi i ministrit Gashi:

Libri me titull “Atletika në Kosovë gjatë Shekujve dhe Dekadave” është botimi i fundit i autorit Ramadan Beshiri.

Ky sportdashës ka dhënë kontribut të veçantë duke u angazhuar në zhvillimin e sportit të atletikës, para dhe pas luftës së Kosovës.

Nga autori pranova librin e tij i cili paraqet një historik për sportin e atletikës. Padyshim ky libër është me interes të madh për komunitetin sportiv në përgjithësi dhe për sportin e atletikës në veçanti.

E inkurajova autorin të vazhdojë kontributin e tij në mbështetjen e sportit pasi që MKRS-ja do ta përkrahë në këtë drejtim. KG

Të ngjashme