Gashi premton rritje të buxhetit për Ansamblin “Shota”

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 15:33 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ansambli i këngëve dhe valleve “Shota” nga viti 2019 do të ketë rritje të buxhetit. Kështu premtoi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë një vizite që i bëri këtij institucioni.

Gashi, përveç buxhetit, premtoi edhe investime si në instrumente dhe në krijimin e një arkive për “Shotën”, raporton Ekonomia Online.

“Sot për herë të parë jam edhe për një arsye tjetër, për të parë cilat janë nevojat financiare. Kam marrë vendim që të gjitha institucioneve të kulturës t’ia rris buxhetin. Do ta jenë buxhetin në rritje nga viti 2019”.

“Ky institucion ka  nevojë për arkivën e vet dhe këtë projekt do ta iniciojmë si procedurë që Shota ta ketë edhe arkivën, për shkak të rëndësisë që ka ky institucion. Ka nevojë edhe për instrumente dhe besoj që do të gjejmë mundësi buxhetore që ky institucion të pajiset me instrumente”, ka thwnw Gashi.

Ndërsa, Shefqet Gjocaj, drejtor i Ansamblit Shota, tha se nga ministri kanë marrë zotimin edhe për realizimin e projekteve që Shota ka filluar si dhe për projektet e planifikuara.

“Besoj shumë që e kemi pasur mirëkuptimin dhe do ta kemi në vazhdimësi. Unë besoj shumë që projektet që i kemi filluar do të realizohen në një kohë të përshtatshme”.

Ministri Gashi, gjatë vizitës së tij u njoftua për së afërmi me kushtet në të cilat punon “Shota”. Ai vizitoi garderobën dhe sallën e provave, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme