Gashi promovon projektin “Arti që i jep ngjyrë qytetit” në Gjakovë

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka promovuar projektin “Arti që i jep ngjyrë qytetit”, bashkë me artistët e rinj nga qyteti i Gjakovës.

“Me duart e arta ata kanë vizatuar murale të ndryshme duke krijuar pamje të mrekullueshme dhe atraktive, dhe kështu kanë ndryshuar pamjen e pahijshme të këtyre hapësirave”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ai ka shtuar se do të vazhdojnë të mbështesin projekte të tilla për ta nxitur edhe më shumë aktivizimin e kreativitetit dhe përformancës artistike.

Të ngjashme