Gashi siguron drejtuesit e Teatrit Kombëtar se problemi me ujërat e zeza do të zgjidhet

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 10:59 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka vizituar Teatrin Kombëtar ku ka inspektuar  objektin dhe dëmet që janë shkaktuar nga ujërat e zeza, raporton Ekonomia Online.

Ministri Gashi pas takimit me Bordin drejtues tha se ministria së bashku me organet kompetente do të bëjnë të pamundurën që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë.

“Me rastin e vërshimet të ujit dhe dëmtimin e kanalizimit në objektin e teatrit isha atë shoh afër çka ka ndodh unë ju bëj thirrje institucioneve dhe kompanisë së ujësjellësit të marrin seriozisht punën. Aty është edhe ora e rrymës dhe kemi mundësi që të krijohet problem më i madh”.

“Gjithësisë kompetent për këtë problem mbeten institucionet lokale. Kemi një kontakt edhe me kryetarin e komunës që bashkërisht t’i koordinojmë veprimet tona që të ndajmë edhe përgjegjësit. Problemi kryesor është çështja e ujit. Ju e dini qe jemi në fazën fillestarë të ndërtimit të një objekti të ri të operës pjesë e saj do të jetë edhe baleti”, tha ai.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të teatrit Kombëtarë Kumrije Hoxha tha se presin që shumë shpejt çështja e ujërave të zeza të zgjidhet.

“Shpresoj që problemi do të zgjidhet shumë shpejt sepse nuk mund të mbahen shfaqjet dhe besoj që do të kryhet shumë shpejt”, tha ajo.

 

 

 

Të ngjashme