Gazetari Rrustem Rrustemi boton librin “Patkoi me katër harqe”

Prishtinë | 23 Shk 2019 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Në jubileun e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, dje doli nga shtypi romani i gazetarit dhe publicistit, Rrustem Rrustemi, “ Patkoi me katër harqe”.

Subjekti i librit është një rrëfim dhe histori e trishtë e vuajtjeve dhe sakrificave mbinjerëzore të popullit shqiptar për çlirim nga regjimi një shekullor i Serbisë.

Personazhi i romanit, një luftëtar i UÇK-së, pas kthimit nga lufta, mëson për tragjedinë e babait dhe të familjes që kishin pësuar nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë.

Gjenerali serb i shumë luftërave në ish-Jugosllavi, me ushtarët e tij, e masakrojnë profesorin dhe ideologun e çështjes kombëtare, Marin Rrezallajn, duke ia ndarë kokën nga trupi, prej së cilës gjenerali bëri edhe llambadar!!!…

Odisejada e birit të Marinit për ta gjetur me çdo kusht kafkën e babait të masakruar, përballja imagjinare e “shpirtit’’ të njeriut fantazmë me gjeneralin, dialogjet për luftën midis “kafkës” – llambadar dhe dorasit, fati i gjeneralit kriminel, janë vetëm disa nga shumë tablo tmerruese të këtij romani.

Të ngjashme