Gjebrea s’e pranon largimin e Besës nga “Kënga Magjike”: Këtë vit jemi me një mision

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë këngëtarja Besa Kokëdhima njoftoi në një postim në profilin e saj në Instagram se për shkak të tragjedisë së madhe të tërmetit të 26 nëntorit, ajo s’mund të performonte në “Këngën Magjike”. “Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj “Histori” […]

Mbrëmë këngëtarja Besa Kokëdhima njoftoi në një postim në profilin e saj në Instagram se për shkak të tragjedisë së madhe të tërmetit të 26 nëntorit, ajo s’mund të performonte në “Këngën Magjike”.

“Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj “Histori” me dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te gezoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi!”- shkruante Besa në postim.

Mirëpo, producenti Ardit Gjebrea njoftoi se këtë vit “Kënga Magjike” nuk do të shtyhej për shkak të tragjedisë, por do të mbahej me një mision të rëndësishëm: Për të ndërtuar një shtëpi për të prekurit nga tërmeti.

Ndaj, ai i ka shkruar një koment të gjatë Besës, ku i kërkon të qëndrojë e të performojë në “Këngën Magjike”, për të përmbushur misionin e tyre.

“Besa e dashur, të thashë që Kënga Magjike këtë vit do të ketë misionin #kendojpertendertuar dhe të gjithë bashkë do kontribuojmë për ata që kanë nevojë. Kam qënë këto ditë në Thumanë dhe vendosëm që me të ardhurat nga biletat të ndërtojmë një shtëpi nga e para dhe kjo gjë do të transmetohet të dielën në @edielashqiptare. Secili bën atë që ndjen, të gjithë artistët janë bashkë këtë herë për të ndërtuar. Të lutem mos mungo! Të gjithë ndiejmë dhimbje, por #tegjithebashkemundemi Edhe artistët e huaj kanë ardhur për këtë kauzë! Të presim!”

Këngëtarja ende nuk i ka kthyer një përgjigje Gjebreas dhe nuk dihet akoma cili është vendimi i saj.

Të ngjashme