Grupi legjendar ABBA rikthehet me këngë të re

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 15:15 | Nga

ABBA ka njoftuar për incizimin e këngës së re.

Grupi legjendar ka njoftuar se do të ngjitet në skenë për herë të parë që prej 35 vjetësh.

“Vendimi për të vazhduar me turneun ka gëzuar ABBA-n”, thuhet në njoftimin e grupit.

“Të katërtët e ndjejmë se, pas 35 vjetësh, është kënaqësi t’i bashkojmë forcat përsëri dhe të shkojmë në studio. Kështu vepruam”, thuhet më tej, transmeton Koha.net.

“Dukej sikur ishim për pushim të shkurt. Përvojë e papërshkrueshme”.

Si rezultat i këtij bashkimi grupi ka krijuar dy këngë dhe njëra prej tyre “I Sill Have Faith in You” do të transmetohet në një emision të veçantë televiziv të cilin do të realizojnë NBC dhe BBC.

“Të gjithë jemi të moshuar, por kënga është e re. Ndjehemi mirë”, thuhet në njoftimin e grupit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme