Hamami i Prishtinës do të restaurohet, s’arrihet marrëveshje për Xhaminë e Çarshisë

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 11:39 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Komuna e Prishtinës dhe TIKA kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për restaurimin e Hamamit.

Ishte paraparë që të nënshkruhej një marrëveshje e tillë edhe me Bashkësinë Islame për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë, por nuk u tha se për shkaqe teknike është shtyrë nënshrkimi, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i MKRS-së, Veton Firza, tha se është i lumtur që po arrihet kjo marrëveshje bashkëpunimi për të restauruar këto objekte me kaq rëndësi për trashëgiminë kulturore në komunën e Prishtinës.

“Nënshkruam këtë memorandum dhe qëllimi i këtij memorandumi është restaurimi i hamamit të Prishtinës dhe oborrit përreth tij, jam i kënaqur që kjo po behët në kuadër të interesave të trashëgimisë kulturore për ruajtjen dhe restaurimin e objekteve”, tha Firza.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se komuna nuk ka pasur mjete financiare për  restaurimi e këtyre objekteve dhe se ndihma e TIKA-s do ta ndihmojë  trashëgiminë kulturore të komunës.

“Xhamia e Çarshisë është xhamia më e vjetër në Ballkan dhe ky memorandum tre palësh do të baj restaurimin që këtë objekt të rëndësishëm ta shpëtojmë aq sa mundemi”, tha Ahmeti.

Por kur do të përfundojë projekti dhe sa do të kushtoj nuk dha detaje Burak Hasan, koordinator i TIKA-s për Kosovë.

Ceran tha se TIKA do të vazhdojë të ndihmojë në këtë aspekt sepse këto dy objekte e kanë ndërtuar një imazh të keq për Kosovën dhe prandaj duhet restaurimi i tyre.

“Jemi te gëzuar që sot jemi këtu për të nënshkruar dy monumente, hamamit të Prishtinës dhe xhamisë së Çarshisë”, tha Ceran

“Shpresojmë që sëbashku me ministrinë e kulturës, rinisë dhe sportit dhe ekspertët e institutit për mbrojtjen e monumenteve dhe komunën e Prishtinës do të realizojmë me sukses dhe do të përmbyllen këto punime me sukses”, shtoi Ceran.

Të ngjashme