Hapen dy festivale ndërkombëtare në Prishtinë, pjesëmarrëse 20 vende

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 11:42 | Nga Halide Rexhepi

Nesër në Prishtinë hapen dy festivaleve ndërkombëtare, “Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë Polip” dhe “Festivalit Ndërkombëtar të Romanit Grafik GRANFest”, raporton Ekonomia Online.

Aktivitetet e “GrandFest” festivalit do të fokusohen në Prishtinë, Prizren e Graçanicë ku do të organizohen orë leximi.

Gani Jakupi, organizator i Grand Fest tha se ky festival do të mbahet për herë të parë në Kosovë dhe do të përcillet me aktivitete të shumta. “Po mbahet për herë të parë festivali i romanit Grandfest. Jemi të kënaqur dhe të lumtur që i kemi disa mjeshtër siç është Herman nga Belgjika, ai është 80 vjeç. Njëra prej aktiviteteve ka me qenë në Soma me  muzicientë të Kosovës, një seri përkujtimi i parë i roleve”, tha ai.Jeton Neziraj, Drejtor i Qendrës Multimedia, foli për festivalin ndërkombëtar të letërsisë “Polip”.

Tha se do të ketë mysafirë nga 20 vende të botës.

“Grand Fest hapet në ora 7 dhe Polisin në ora 8, vijnë mysafir prej 20 shteteve, Japoni Spanj, një shkrimtar serb, shkrimtar nga Gjermania Azajbergjani etj, program i pasur që është pasurua edhe nga Grand Festi. Festivali fillon të premten dhe vazhdon edhe të shtunën. Leximet fillojnë në mbrëmje, gjatë ditës mbahen panele diskutimi, workshope, etj.  Është një fundjavë festive letrare me artistë që kemi kënaqësinë me i pas në Prishtinë”, tha Neziraj.

“Procesi i marëdhënieve është i pandalshëm. Festivali Polip sivjet po mbush dhjetë vjet që nga marrëveshja e dy grupeve të pavarura letrare nga Beogradi dhe Prishtina dhe që nga nisja e tij më 2010. ai tashmë i ka tejkaluar kornizat rajonale”, thuhet në deklaratën e përbashkët të organizatorit të Festivalit, Qendra Multimedia.

Rikujtojmë se festivali i Ndërkombëtar Polip po mbahet për të 9 vite radhazi kurse festivali i Romanit GrandFest po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Të ngjashme