Hapet ekspozita “Gjenocidi XX” me 100 fotografi që dëshmojnë krimet serbe

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 17:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Muzeun e Kosovës është hapur ekspozita “Gjenocidi XX ta kujtojmë të kaluarën” të autorit Enver Hoxha, e cila pasqyron gjenocidin e kryer në Kosovë nga forcat paramilitare serbe, raporton Ekonomia Online.

100 fotografi të ekspozuara në këtë ekspozitë janë realizuar në Shalë, Llap e Gollak, dhe dëshmojnë krimet që janë bërë ndaj popullatës civile.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Ajet Leci, tha se kjo ekspozitë paraqet vuajtjet e popullit të Kosovës.

“Ekspozita ishte iniciative e mjekut të luftës dhe të paqes dhe me kënaqësi e kam mirëpritur. Kjo ekspozitë flet për vuajtjet e popullit të Kosovës. Janë vrarë e masakruar mbi 13 mijë qytetarë, u shkatërruar mbi 1 mijë objekte arsimore e fetare. Duke nderuar veprën e të rënëve për liri ne sot jetojmë të lirë”, tha Leci.

Profesor Ismet Salihu, tha se kjo ekspozitë është dëshmi e krimeve të shumta serbe në Kosovë.

Ai lavdëroi autorin për të cilin tha se edhe pse në moshë rinore iu bashkëngjit radhëve të UÇK-së, duke luftuar kundër forcave pushtuese serbe.

“Në këtë ekspozitë sot në muzeun e Kosovës jemi tubuar për të kujtuar tmerrin e popullatës së Kosovës. Ky rikujtim na është mundësuar nga dr Enver Hoxha. Hoxha edhe pse në luftë ishte i ri dhe student i mjekësisë, u bë pjesëtar i UÇK-së u jepte ndihmë gjithë atyre që kishin nevojë në luftë. Duhet veçmas se serbet edhe pse kishin armatim të rëndë karshi UÇK ata shovinizmin e shprehen kundër popullatës civile. Edhe pas 20 viteve shteti serbe vazhdon t’i mohojë krimet e kryera në Kosovë. Madje Serbia vazhdon ta paraqes shtetin e tij si e pafajshme ndërkaq Kosovën e paraqet si agresore”, tha ai.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë. Qemajl Minxhozi, tha se është shokuar me atë se cfarë ka parë në këtë ekspozitë. Ai tha se ekspozita të tilla duhet të organizohen jo për hakmarrje, por për kujtesë.

“Jam shumë i shokuar ketë ekspozitë që nuk e rrok asnjë imagjinatë e njerzore. Kur shikon një copëz të vogël. Është një ekspozitë por bartë me vetë vlera shumë shpirtërore që nuk ka harruar këto momente kaq të vështira. Është diçka duhet ti bëjmë të mendoj se me gjenocid nuk mund të fitohet dhe se Kosova mbeti, fitoj dhe u bë e pavarur. Lus që kjo ekspozitë të vazhdojë edhe më gjatë. Jo për hakmarrje por për kujtesë”, tha ai.

E mbijetuara e masakrës Saranda Bogujevci, tha se duhet të mblidhen këto fakte dhe t’i përplasen Serbisë për fytyre.

Ajo lavdëroi autorin për këtë punë të jashtëzakonshme.

“Është emocionuese dhe vështirë të kthehesh mbrapa të shohësh këto foto dhe për mua më e dhimbshme që jemi 20 vite pas lufte dhe nuk është bërë sa duhet që ta dokumentojmë këto vuajtje dhe këto masakra. Punën që ka bërë doktori është e jashtëzakonshme ku ka qenë njeriu më afër të tjerëve dhe për faktin se ka arrit ta dokumentojë gjitha këto. Kemi dëshmi që i kanë mbledh OJQ dhe tani është koha që ti mbledhim dhe ti institucionalizojmë. Nëse duam drejtësi atëherë këto na mundësojmë që të ecim më tutje dhe mos ta lejojmë që Serbia ta mohojë krimin e kryer në Kosovë. Duhet ti mbledhim këto fotografi dhe t’ia përplasim për fytyre Serbisë.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, tha se këto fotografi janë një fakt shtesë për atë se çfarë ka bërë Serbia në Kosovë.

“Unë ndihem i dobët përpara familjes dhe para gjithë këtyre familjarëve që gjenden në këto fotografi. Ne UÇK nuk kemi pasur njësi për dokumentin e gjithë këtyre fakteve. Enver Hoxhaj doli mbi ne dhe bëri gjitha keto fotografi dhe na vjen para neve me gjitha këto fotografi”, tha ai.

E autori i kësaj ekspozite, Enver Hoxha tha se atë çfarë ka pasur të thotë për krimet serbe në Kosovë i ka shprehur përmes kësaj ekspozite.

“Ato që kam pasur t’i them i kam shprehur përmes kësaj ekspozite. mesazhi për të ardhmen është se ata që e kanë kryer krimin e kanë planifikuar dhe realizuar. Për dallim prej popujve tjerë të Ballkanit, populli serb zakonisht ka vepruar përmes politikave të akademisë së shkencave dhe arteve dhe fatkeqësisht është duke e ngufatë procesin dhe vendet që duan të anëtarësohen në BE”, tha ai.

Ekspozita do të zgjas pesë ditë dhe do të jetë e hapur për të gjithë. Fotografitë janë realizuar gjate vitit 1999.

Të ngjashme