Hapet ekspozita me fotografi “Bukuria brenda të gjithë neve”

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 12:19 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është hapur ekspozita me fotografi nga shfaqja e modës “Bukuria brenda të gjithë neve”, raporton Ekonomia Online.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova tha se të gjithë këta fëmije janë të bukur dhe meritojnë të trajtohen të barabartë

“Të gjithë këta persona që janë në fotografitë e ekspozitës janë të bukur. Secili ka bukurin e tij dhe meritojnë të trajtohen të barabartë. Ekspozita do të qëndroj 15 ditë e hapur dhe kushdo që dëshiron ti shoh, mund të vije”, tha Apostolova.

Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Kosovë tha se këto fotografi tregojnë më së miri që të gjithë duhet të jenë të barabartë

“Këto fotografi janë dëshmia me e mirë se si duhet që këta persona të jenë pjesë e shoqërisë tonë dhe të trajtohen barabartë”, tha ajo, raporton EO.

Kjo sfilitë e modës është mbajtur në fund të muajit dhjetor.

Lexo më shumë:

Të ngjashme