Hapet ekspozita për Skënderbeun, edhe Elizabeta e parë lutej për Heroin

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 10:59 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, është hapur ekspozita “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, e koleksionit të Librave Antikuar të koleksionistes së njohur britanike, Patricia Nugee.

Ekspozita është organizuar nën patronatin e Zyrës së Sekretariatit të Qeverisë për Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Patricia Nugee, në vitin 2004, ia dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Kosovës librin e Marin Barletit “Jeta dhe Vepra e Skënderbeut” të vitit 1533, i cili njëherësh është edhe libri më i vjetër në bibliotekë.

Patricia Nugee ka filluar koleksionimin e librave për Skënderbeun 30 vjet më parë. Sot, në koleksionin e saj i ka rreth 500 ekzemplarë, të cilët i ka prezantuar në disa kryeqytete të Evropës.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtarë të Kosovës, Fazli Gajraku, vlerësoi se kjo ekspozitë është ndër më të rrallat që mund të ketë Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

“Sot hapet kjo ekspozitë e rrallë ndër me të rralla që mund të shihem në Bibliotekën Nacionale të Kosovës, koleksionin me 37 tituj që përfshin epokën nga shekulli i 16 deri 18”, tha Gajraku.

“Për ne ka kohë që në mandatin e drejtorit Bashota u krijua një bashkëpunim me Patrician dhe kemi pranuar nga ajo librin më të vjetër dhe duke qenë kjo referencë na mban një frymëzim për të nderuar Patrician jo vetëm si njerëz të Kosovës por, edhe si bibliotekë nacionale”, tha ai.

Këshilltari i Haradinajt, Jahja Lluka tha se në emër të Kryeministrit falënderon të pranishmit dhe ardhjen e Patricias që ka nderuar Bibliotekën Kombëtare, ardhja e saj dhe koleksioni që ka sjellur.

“Sot jam i lumtur që në mesin tonë kemi 37 botime të vjetra për historinë tonë dhe falënderoj Patrician dhe ata që kanë dhënë kontributin e veçantë me qenë sot në Kosovë”, tha Lluka.

“Nesër është konferenca për Skënderbeun, dhe marrin pjesë shumë ndërkombëtarë”, njoftoi Lluka.

Lluka tha se shqiptarët duhet të jenë pranë njëri-tjetrit dhe të punohet vazhdimisht për të mirën e shqiptarëve kudo.

“Do të mbahet mbledhja e qeverisë kosovare dhe shqiptare për lëvizjen e lirë të qytetarëve ku shpresoj që nuk do të ketë më pritje të mëdha mes shqiptarëve sepse tanimë është e pakuptimtë të jetë kjo”, shtoi Lluka.

Lluka tha se pa ndihmën e miqve, Kosova nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur, ta ruajmë këtë që është fituar me gjakun e dëshmorëve tha ai.

Patricia Nugee tregoi kur kishte dëgjuar për Skënderbeun për herë të parë dhe për përshtypjet e para për të.

“Nuk do të jap mësim historie sepse nuk jam historiane, por për herë të parë dëgjova për Skënderbeun përmes një klienti kur punoja në një librari antike në Londër, drejtori im ishte ekspert në libra kontinentale dhe kështu kishim shumë klient të interesuar në këtë fushë që vijnë në dyqan”, tha ajo.

“Kuptova që ai ishte një luftëtar i rëndësishëm dhe imazh i shekullit 15, shumë shpejtë bleva librin e parë të koleksionit të Marin Barletit të vitit 1956 që është një martesë përfikte e tekstit dhe përmbledhjes së librit që përmban edhe një sonet”, tha ajo.

Nugee tha se edhe Elizabeta e parë lutej për Skënderbeun.

Ish-drejtori i Bibliotekës, Sali Bashota tha se sot është i nderuar që Nugee është në këtë mes dhe në shenjë nderimi për të, asaj ju dha një mirënjohje për punën që ka bërë deri më tani.

“Një mirënjohje do ishte pak për gjithë këtë punë që ka bërë Patricia me koleksionin e saj”, tha Bashota.

Të ngjashme