Hapet ekspozita që ka për qëllim riaktivizimin e çështjes së Bibliotekës Kombëtare

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 16:14 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është hapur ekspozita mbi konservimin e Bibliotekës Kombëtare dhe Festivalit të Arkitekturës. Ekspozitën dhe Festivalin e hapën drejtori i festivalit, Bekim Ramku, përfaqësuesi i Getty Foundation, Antoine Wilmering, dhe drejtori i Bibliotekës, Fazli Gajraku.

Drejtori i Bibliotekës, Fazli Gajraku, tha se Biblioteka Kombëtare është ndër më të arriturat të arkitekturës moderne të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Kjo bibliotekë është njëra ndër më të arriturat më të kurorëzuara të arkitekturës moderne të Kosovës që ka ardhur për të simbolizuar idealet e kulturës së Kosovës, kulturës së leximit, edukimit por edhe të ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës”, tha Gajraku.

“Ne tashmë në këtë plan mund të marrim instruksione të para për t’u kujdesur dhe për të kontrolluar në mënyrë të përshtatshme se çka duhet të bëjmë që të vihemi në mbrojtje të objektit”, shtoi Gajraku.

“Është detyrë e jona e shumëfishtë që të kemi vëmendjen e këtyre objekteve, jo vetëm për të përballur faktorët prishës apo dëmtues të këtij objekti, por për të realizuar veprimet konservuese që e ruajnë këtë objekt në kohën afatgjate”, tha Gajraku.

“Ata që do marrin përsipër konservimin e objektit do të kenë të dhëna të mjaftueshme mbi natyrën dhe gjendjen materiale për të zhvilluar protokollet e nevojshme për trajnimet e ruajtjes së këtij objekti”, shtoi ai.

Ndërsa, Bekim Ramku, tha se qëllimi i ekspozitës është riaktivizimi i çështjes së bibliotekës dhe se çështja e objektit të bibliotekës është çështje shijesh mbi atë se a është më i bukuri apo i shëmtuar, raporton EO.

“Ekspozita e tregon punën e fondacionit kosovar të arkitekturës në planin e konservimit dhe menaxhimit të bibliotekës kombëtare. E veçanta e ekspozitës është se janë disa fotografi dhe vizatime origjinale të arkitektit Andrija Mutnjakovic, e kemi librin e përmbledhjes së planit të konservimit dhe janë dy dokumentarë me intervistë 1-orëshe me arkitektin dhe është një dokumentar mbi punën që e kemi bërë përgjatë një viti, tha Bekim Ramku.

“Ideja është që me i vetëdijësu publikun e gjerë dhe qeverinë me riaktualizu çështjen e bibliotekës dhe nevojën për konservim”, shtoi Ramku.

Të ngjashme