Hapet ekspozita që pasqyron vuajtjet e familjarëve të personave të zhdukur gjatë luftës

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 12:39 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, është hapur ekspozita “Ballafaqimi me të harruarën”, me fotografi me autorë Dardan Hotin, Rozafa Kelmendin dhe Fitim Selimin, raporton Ekonomia Online.

Ekspozita përfshinë familjarë të personave të pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Dardan Hoti bashkautorë tha se kjo ekspozitë paraqet rrëfimin e 16 personazheve që tregojnë për vuajtjen dhe sakrificën e tyre si familjare në kërkim të më të dashurve të tyre.

“Këto intervista edhe këto fotografi janë realizuar në vitin 2018 prej meje Rozafa Kelmendit dhe Fitim Selimit dhe nga 16 rrëfime dhe 16 personazhe që i kemi këtu janë 28 familjarë të tire të pagjetur, dhe prej vitit 2014 deri tash më 2020 ku ne po e realizojmë intervistën është gjetur trupi i vetëm 1 personi”

Rozafa Hajdari, bashkëautore duke folur për konceptin e ekspozitës tha se fotografitë janë të ndara në 3 pjesë dhe të varura për të treguar pritjen e këtyre familjarëve.

Ajo u shpreh se përmes artit po mundohen të ndërgjegjësojnë shoqërinë për këtë ngjarje të dhimbshme të popullit, në mënyrë që këta persona mos të mbeten në harresë.

“Fotografitë janë të ndara në 3 pjesë, fotografitë janë të familjarëve të të pagjeturve, 3 lloje të fotografisë unë them se kjo simbolizon 3 lloj ndjenjash me të cilët familjarët jetojnë, që është malli, humbja, dhe jeta që kanë zhvilluar pas humbjes së familjarëve “

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, tha se të gjithë mund të kontribuojnë në ndërgjegjësimin e shoqërisë për këtë temë dhe arti përmes fotografisë ka një ndikim të madh në ketë aspekt.

“Të vazhdohet me kësi lloj aktivitetesh me publikime edhe performanca artistike me të gjitha format që mund të ndihmojnë apo të zgjojnë, ndjenjën dhe vetëdijen për të pagjeturit”

Fotografitë dhe rrëfimet që shfaqen përmes kësaj ekspozite janë një triptik që kanë në fokus një të mbijetuar, nëpërmjet rrëfimit, kujtimeve dhe lidhjeve emocionale të së cilit/cilës, portretizohet edhe personi i pagjetur.

Secila nga fotografitë, e ndarë në tri pjesë, përcjell tri narrativa të personit të fotografuar që lidhen me kujtimet, mungesën dhe jetën e tyre pas humbjes së personit të  tyre të dashur.

Ekspozita mund të vizitohet ditëve të punës nga ora 07:00 – 20:00 ndërsa të shtunën nga ora 07:00 – 14:00.

Të ngjashme