Hapet ekspozita “Rrugëtimi në imazhin mesdhetar”

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 09:10 | Nga

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të hapet ekspozita e piktorit të njohur të ngjyrës dhe grafikës, mjeshtrit restaurues dhe konservues të veprës së artit mesjetar, Mustafa Arapi.

Kjo ekspozitë me titull “Rrugëtim në imazhin mesdhetar”, është kuruar nga Suzana Varvarica Kuka, studiuese e artit dhe drejtohet nga, Dhurata Ramosaj Shala, koordinatore e GMK-së.

Kuratorja e kësaj ekspozite vlerëson se nga krijimtaria e Mustafa Arapit, janë përzgjedhur për publikun vendas dhe të huaj të Kosovës, piktura dhe vizatimi i “vedutave” apo pamjeve urbane dhe rurale. Ato janë dy gjini në dukje fillestare në artet pamore, por në thelb kanë lidhje të pazgjidhshme me çdo artist pamor.

Ekspozita do të jetë e ndërtuar nga 34 piktura në vaj, ku pasqyrohet këndvështrimi i piktorit mbi pamjet e rëndësishme që ai zgjedh, të cilat do të kenë pranë një ndjesi dhe emocion vizatues të bardh e zisë dhe të linjës, gjë të cilën e realizojnë 31 vizatimet me laps.

Ekspozita “Rrugëtim në imazhin mesdhetar” do të qëndroj e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, në kompleksin “Qafa” në Prishtinë.

Displaying Ftese_M.jpg

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme