Hapet Panairi i Librit “Prishtina 2019”, kërkohet që të lexohet më shumë

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 13:13 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është hapur Panairi i 21-të i librit “Prishtina 2019”, i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Panairi do të mbahet nga dita e sotme deri më 9 qershor, nga ora 09:00 deri në ora 20:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se qytetarët dhe të rinjtë duhet të lexojnë sa më shumë libra.

Ai u shpreh i habitur që njerëzit në kohën e sotme nuk kanë kohë të lexojnë libra dhe për këtë madje janë marr iniciativa për ata që nuk kanë kohë të lexojnë, është dhënë një version i shkurtë i librit për lexuesit që nuk kanë kohë.

“Kjo kohë e paktë për të lexuar është sulm ndaj librit dhe ne duhet ta prezantojmë mbrojtjen më të mirë dhe për këtë është panairi si ky i sotmi. Është shumë mirë që pjesën më të madhe të literaturës botërore e kemi tashmë të përkthyer dhe në panair”, shtoi Ahmeti.

Ai ftoi të gjithë të blejnë libra pasi që libri e siguron një shoqëri të shëndoshë.

“Ju ftoj ta vizitoni panairi të blini libra dhe lexoni sepse kjo është themeli për një shoqëri të shëndoshë që e duam”, tha ai.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se Kosova sot feston 21-vjetorin e hapjes së parë të panairit që ndodhi në një kohë të vështirë lufte.

“Është emocion i veçantë të jesh në këtë ditë të dijes në Prishtinë. Panairi në Kosovë ka filluar rrugëtimin në vitin e parë të dekadës së tretë. Kudo në Kosovë festojmë dhe këtu festojmë 21-vjetorin, është unike që Kosova gjatë kohës së luftës festoi, hapi për herë të parë panairin e parë të librit shqiptar ngjarje madhore historike. Këtë vit arritëm 1500 tituj, mbi 60% të pjesëmarrësve, këtu janë nga ana tjetër e kufirit që kanë ardhur në këtë panair”, tha ai, raporton EO.

“…Panairi i Prishtinës pas Tiranës është më i rëndësishme ka të veçantë sepse janë bekuar me botime të tyre shkrimtarët më  me zë të kombit dhe sot me krenari shikojmë Fatos Kongolin që krahas moshës vjen në këtë panair, ndërsa 10% e botuesve vijnë për herë të parë”.

Shkrimtari Daut Demaku ftoi të gjithë të blejnë libra sepse libri hap rrugën e dijes.

“Gjithë jetën ia kushtova punës për krijimin. Jeta ecë përpara libri është mundësi që qelë rrugë, të gjithë ata që i doni e ju duan, ftoni ta marrin librin e të jetoj me të”, tha Demaku.

Në këtë panair pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga vendet e rajonit dhe Diaspora, ndërsa numri i titujve të rinj pritet të jetë mbi 1500.

Të ngjashme