Hapet seminari i gjuhës dhe letërsisë shqiptare, Kurti: Duhet të synojmë shkencën më të lartë të shqipes

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 11:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është hapur seminari i gjuhës dhe letërsisë shqiptare, raporton Ekonomia Online.

E i pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Albni Kurti derisa tha se albanologjia është shkencë që drejton dijen shqiptare. Tutje Kurti ka thënë se duhet të synojmë shkencën më të lartë të shqipes, kudo që janë shqiptarët.

“Shkenca nuk është procedurë njohjeje por transformator i madhë, dhe ajo është prodhues kulture. Sa më shumë është më specifike një shkencë aq më shumë përfshin në vete dijen, dhe në këtë pikë kam kuptuar se albanologjia është hulumtim i formave të të thënat. Ne duhet të synojmë shkencën më të lartë të shqipes dhe këtu mendohet se mesmi i shqipes nga mësuesit tanë në mërgatë. Ne zotohemi për përpjekje maksimale dhe sukseset nuk do të na mungojnë”.

Edona Maloku, zëvendësministre e Arsimit shtoi se seminari mbart me vete një traditë të gjatë, e që mbledh studiues e studentë nga vendet e ndryshme që trajtojnë dhe promovojnë gjuhën shqipe.

“Ky seminar mbart me vete një traditë të gjatë, çdo herë mbledh me vete studiues e studentë që trajtojnë dhe promovojnë çështjes e gjuhës dhe traditës shqiptare. Sivjet bie në sy gërshetimi i temave e që është trajtimi i lajmeve të rreme”.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti potencoi se ky aktivitet është i rëndësisë së veçantë për kombin shqiptarë.

“Dua ti përgëzojë organizatorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, për avancimin e vazhdueshëm të këtyre ngjarjeve të rëndësishme për tërë kombin në tërësi. Seminari paraqet njërin ndër forumet më të rëndësishme. Që nga themelimi i tij ky aktivitet njihet për faktin se ka mbajtur gjatë interesin e te huajve për përvetësimin e gjuhës sonë”.

Drejtori i Seminarit, Shkumbin Munishi, tha se ky edicion i këtij seminari është organizuar në kohë rekord derisa shtoi se interesimi ka qenë shumë i madhë.

“Vitin e kaluar jemi detyruar që ta shtyjmë mbajtjen e seminarit, por pikërisht në atë kohë situata pandemike nuk la asnjë hapësirë, edhe sivjet vazhduam me të njëjtin këmbëngulësi. Edhe këtë herë seminari u pa si traditë që në këto ditë na bashkon në këtë ngjarje më të rëndësishme me studimet albanologjike. Ky edicion është organizuar në kohë rekord”.

No description available.
No description available.

Të ngjashme