Haradinaj: E dhimbshme ikja e hershme e Berishës, grua e fuqishme me shumë pozitivitet

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik për vdekjen e Vjosa Berishës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Haradinaj thotë se ikja e saj e hershme është e dhimbshme dhe se Berisha ka qenë grua e fuqishme e me shumë pozitivitet.

Postimi i plotë:

E dhimbshme ikja e hershme e regjisores Vjosa Berisha, grua e fuqishme me shumë pozitivitet dhe dashuri për jetën.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe komunitetit artistik.

Vjosa u prehtë në paqe!

Të ngjashme