Haradinaj nderon me Hartën e Artë të Kosovës shkrimtaren Helena Kadare

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 11:31 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim shkrimtaren Helena Kadare, të cilën e ka nderuar me Hartën e Artë të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj tha se Helena Kadare dhe Ismail Kadare i kanë ndihmuar kombit përmes letërsisë, raporton Ekonomia Online.

“Është ditë e veçantë për faktin se pata nderin ta pres zonjën Helena Kadare. Helena Kadare dhe Ismail Kadare i kanë dhënë kombit vlerën e letërsisë. Këta përmes veprave të tyre i kanë ndihmu edhe popujve të tjerë që të na njohin neve”.

Shkrimtarja Helena Kadare tha se dhurata dhe pritja nga kryeministri janë nder i veçantë për të, raporton EO.

“Kosova për mu është e veçantë dhe ardhja këtu është kënaqësi. Kjo që po bën kryeministri më nderon shumë”.

Hartën e Artë të Kosovës Haradinaj në të kaluarën e ka ndarë edhe për yllin shqiptar të muzikës botërore, Rita Ora.

Të ngjashme