HardhFest pret 50 mijë vizitorë

Rahovec | 06 Sht 2017 | 11:09 | Nga

Tashmë po bëhen përgatitjet e fundit për këtë edicion të HardhFest.

HardhFest 2017 do të mbahet këtë fundjavë në Rahovec, ku mes rrushit, verës dhe programit artistik, do të ketë vëmendje të veçantë promovimi i vlerave turistike të Rahovecit.

Këtë vit është synuar ndërkombtarizimi me përfshirën në performancë të ish-yllit të Deep Purple, Joe Lynn Turner, kurse me këtë rast sipas Agron Sokolit, drejtorit të festivalit dhe një prej themeluesve – priten afro 50 mijë vizitorë.

“Interesimi është shumë i madh si nga të gjitha vendet e Kosovës, Shqipëria po ashtu edhe nga i gjithë rajoni si prej Bullgarisë, Malit të Zi, Greqisë, Kroacisë e vende të ndryshme të botës. Ne si këshill presim që të kemi mbi 50 mijë vizitorë”.

“Tani me HardhFestin e ka vendosur Republikën e Kosovës në listën e ngjarjeve më të mëdha botërore. Në Rahovec të gjitha objektet hoteliere janë të rezervuara gjithashtu edhe në HardhCamp kanë mbetur shumë pak vende. Tani jemi duke i drejtuar të gjithë turistët në hotelet përreth Rahovecit”, theksoi Agron Sokoli për mediet.

Këtë vit pos Joe Lynn Turner do të performojnë edhe Memory Writers nga Suedia, B.B. Poqi, Grupi 403 etj.

HardhFest 2017 mbahet më 7, 8, 9, 10 shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme