Harper Lee dhe babai i saj, Atticus Finchi i vërtetë

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 14:46 | Nga

Kur u botua “Go Set a Watchman”, më 2015, më telefonoi një avokat nga Alabama, që fliste me pauza. A kisha dëgjuar që heroi i librit, Atticus Finch kishte një binjak të keq? Ndryshe prej avokatit të virtytshëm që shpëtoi një burrë të pafajshëm me ngjyrë nga turma në librin “To Kill a Mockingbird”, Atticusi segregacionist organizoi këshillin e qytetarëve të bardhë, thënë figurativisht, në oborrin e qetë të Boo Radleyt.

Tre vjet më vonë, miku im ende beson që Harper Lee ishte mashtruar, në periudhën e saj në rënie, në ndërtimin e imazhit të, mbase avokatit të vetëm të bardhë alabamian, përveç Helen Keller, që do të admirohej në gjithë botën. Pa marrë parasysh që ky Atticus më i mirë është fiktiv: vendi im i lindjes ka mësuar ta rrëmbejë administratën kudo që mundet, shkruan Koha Ditore.

Admirimi për Atticusin nuk kufizohet vetëm tek alabamianët, të cilët respektojnë shenjtorin e portretizuar në librin “To Kill a Mockingbird” e që më pastaj ishte mishëruar edhe në versionin filmik të vitit 1962 në mënyrë mjeshtërore nga Gregory Peck. Duke fituar “Pulitzer Prize” për fiksion më 1961 dhe duke u shitur në më shumë se 40 milionë kopje në të gjithë botën, romani i Lee ka krijuar një model global për jetë të virtytshme.

Madje edhe romancieri verior Jonathan Franzen e kishte përmendur Atticusin origjinal si epitomi të perfeksionizmit moral në një ese të publikuar në “New Yorker”, që fliste për Edith Whartonin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme