Himni evropian i shtetit të izoluar

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 10:08 | Nga

Larg prej zhurmës, 25 kilometra prej kryeqytetit − në një fshat mes malesh, që në një ditë dimri merr peizazh të hijshëm − jeton autori i një prej simboleve të shtetit që tash dhjetë vjet ia ka mësyrë Evropës, shkruan sot Koha Ditore.

Paradoksale janë ndjesitë e Mendi Mengjiqit, pak ditë para shënimit të 10-vjetorit të Pavarësisë. Krenaria për atë që gati se aksidentalisht i rrëshqet ta quajë ”mundësi hyjnore” lufton të mbijetojë mbi mllefin e vrerin që zbraz kompozitori i himnit të Republikës së Kosovës ndaj strukturave politike.

“M’i kanë prishur ëndrrat”, thotë krijuesi në një bisedë krejtësisht “pa dorëza” në studion e tij muzikore, i rrethuar me qindra pllaka gramafoni, CD e libra. Në objektin tashmë të fasaduar, në fshatin Lupç të Epërm të Podujevës, para një dekade kishte zënë fill melodia që interpretohet në rastet më përfaqësuese të shtetit më të ri në Evropë. Prapaskenat e shumta e shoqërojnë rrëfimin e kompozitorit, për të cilin krijimi i melodisë simbol të shtetësisë fillimisht qe përgjegjësi. Pastaj dhe krenari.

Tinguj gëzimi e drame

Mendi Mengjiqi − një kompozitor i zoti, i shkolluar në Krakov të Polonisë, që e ka ngujuar veten në një rreth të ngushtë sherri i idealizmave − e ruan partiturën ku për të parën herë kishte hedhur notat e himnit…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme