Hoxhaj për vdekjen e regjisores Berisha: Kosova humbi një artiste të madhe

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Nënkryari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova ka humbur një artiste të madhe, Vjosa Berishën, e cila vdiq sot.

Lajmin për vdekjen e regjisores Vjosa Berisha e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj.

Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova do të ndjejë mungesën e një njeriu kaq punëtor e energjik si ishte Vjosa.

“I trishtuar për vdekjen e Vjosa Berishës! Ngushëllime familjes e gjithë komunitetit të artistëve! Kosova do të ndjejë mungesën e një njeriu kaq punëtor e energjik si ishte Vjosa.”, ka shkruar ai

Të ngjashme