Hudhet poshtë një akuzë ndaj Weinsten

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Padia e aktores Ashley Judd per ngacmim seksual kundër producentit të Hollywood, Harvey Weinsten, është hedhur poshtë nga një gjykatë në Los Angeles.

Gjykatësi Philip Gutierrez mori vendim ditën e mërkurë se pretendimet e Judd nuk bien brenda fushëveprimit të statutit sipas të cilit ajo kishte paditur.

Megjithatë akuzat për dëmtim, ku Judd pretendon se Weinstein ka sabotuar karrierën e saj, do të procedohen ka bërë të ditur gjykatësi.

Weinstein vazhdimisht ka mohuar të gjitha akuzat për ngacmime seksuale.

Actress Ashley Judd at a conference in Beverly Hills, California, 30 April 2018
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme