Ilir Xheladini sjell në Kosovë koleksionet e tij për Skënderbeun

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 19:58 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në përvjetorin e 550-të të vdekjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, Muzeu i Kosovës në bashkëpunim me “Museum Illyricum” nga Zvicra, organizuan ekspozitën me libra, gravura, pulla postare dhe bankënota, që kanë të bëjnë me Skënderbeun, nga mesjeta e deri në vitet 1930-të.

Koleksionuesi i kësaj ekspozite, Ilir Xheladini, tha se pasioni 20-vjeçar për gjetjen e artefakteve do të rezultojë me hapjen e muzeut në Zvicër, raporton Ekonomia Online.

“Është një ekspozitë përkujtimore. I kam sjell disa artefakte nga mesjeta e deri në vitet e 30-ta që kanë të bëjnë me Skënderbeun. Ky është një pasion i imi. Qe 20 vjet merrem me gjetjen e artefakteve nga historia jonë, që nga koha ilire, bizanti e kështu me radhë… Deri në vitet e 30-ta”.

“Sot kam një koleksion të mjaftueshëm që kemi filluar nismën për hapjen e një muzeu shqiptar në Zvicër, që do quhet ‘Muzeu Illyricum'”. Ai tha se pret që të ketë dhe mbështetjen nga Muzeu i Kosovës dhe nga muze të tjerë në Kosovë e Shqipëri.

Boshtrakaj: Historiografia shqiptare është e shkapërderdhur

Ndërsa, Skënder Boshtrakaj, drejtor i Muzeut të Kosovës, tha se historiografia shqiptare është e shkapërderdhur, jo e koleksionuar dhe jo e akomoduar në institucione, raporton EO.

“Jemi në përvjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Skënderbeut. Është një ekspozitë e përbashkët e Muzeut të Kosovës, në bashkëpunim me koleksionistin Xheladini. Dhe ne kemi pasur dëshirë me pagëzu ‘Nisma për Muzeun Illyricum’, i cili po shpresoj që do të jetë realitet në Zvicër”, tha ai.

“Kemi filluar komunikimin tonë në vitin e  kaluar me një ide që koleksionisti, Ilir Xheladini, që ka shumë material që i grumbullon në Evropë dhe vendet e ndryshme investon shumë për të mbledhur fakte, dokumente dhe libra të rëndësishëm për historinë e shqiptarëve dhe ilirëve dhe për pjesën që i themi historiografi, që fatkeqësisht është e shkapërderdhur dhe jo shumë e grumbulluar, e koleksionuar dhe e rahatuar nëpër institucione”, u shpreh Boshtrakaj.

Të ngjashme