Ish-presidenti Mejdani promovon librin “Rendi Global dhe Shteti-Komb”

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 14:31 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është përuruar libri i ish-presidentit të Shqipërisë, Rexhep Mejdanit, me titull “Rendi Global dhe Shteti-Komb”, raporton Ekonomia Online.

Zv. Kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se Mejdani si profesor dhe politikan ka hartuar dhe shkruar një libër të veçantë jo vetëm për shqiptarët, por ky libër sipas tij ka një diskurs evropian.

“Librat e kanë fatin e tyre është një thënie e vjetër latine dhe mendoj që fati i këtij libri përcaktohet nga autori i librit. Mejdani si profesor e politikan ka hartuar dhe shkruar një libër të veçantë jo vetëm për shqiptarët por ky libër ka një diskurs evropian. Kohën që prezantohet ky libër 20 vjet pas çlirimit të Kosovës bëjnë që ne ta falënderojmë për rolin e tij në shtetformimin e Kosovës dhe procesin e zhvillimit të saj. Ky libër shkon në një thellësi historike dhe në një gjerësi gjeografike dhe është një nga librat më të mirë që unë kam lexuar ndonjëherë”, tha Hoxhaj, raporton EO.

Drejtori i Akademisë Diplomatike në kuadër të MPJ-së në Kosovë, Beqir Ismajli, tha se ky është një libër që do të shërbejë si një manual i një bashkëpunimi të politikëbërjes.

“Ai na sjell në librin e tij mendimin e presidentit francez Nikola Sarkozit. Ky është një libër që do të shërbejë si një manual i një bashkëpunimit të politikëbërëse”, tha Ismajli.

E akademiku kosovar, Rexhep Qosja, tha se vepra e Mejdanit është vepër kapitale pasi që në të trajtohen çështjet e globalizmit dhe marrëdhëniet e shtetit-komb.

“Rendi global dhe shteti komb është një vepër e cila mund të quhet kapital. Është kapitale pasi këtu trajtohet çështja e globalizmit dhe marrëdhëniet e shtetit-komb. Globalizmi po shihet gjithmonë më kritikisht tek ne”, tha Qosja, raporton EO.

Të ngjashme