“Istanbul Connection” filmi më i ri në Kino ABC

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 15:35 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kinemanë ABC, është shfaqur premiera e filmit kosovar “ISTANBUL CONNECTION”, i cili trajton probleme të jashtme dhe të brendshme.

Kenan Gurgurovci, producent i këtij filmi njëherësh edhe aktori kryesor i filmit tha se mesazhi i këtij filmi është çështja e misionit të senatorit zviceran, Dick Marty, në Kosovë.

“Jemi marrë më shumë me çështjen e Dick Martyt. Është normale që artistët bëjnë një punë shumë të madhe dhe nuk kanë frikë që të shprehin shqetësimin e tyre. Ne dëshirojmë që të ketë sa më shumë vizitorë dhe të shikohet filmi dhe ta shohin realitetin në Kosovë”, tha Gurgurovci.

Kurse aktorja, e cila kishte rolin e nënës, Melisa Demiri, tregoi që rolin të cilën e ka pasur ka qenë ndiejna më e mirë.

“Ky film është një mesazh shumë i mirë, dhe roli të cilin kam pasur është personazhi më i mirë. Nëna është ndiejna më e mirë, por normal edhe një ndiejnë shumë prekëse, sepse e ndien më afër se gjithçka”, ka thënë Demiri.

Ky film u xhirua në Kosovë, Turqi dhe Amerikë, gjithashtu do të shfaqet nga sot deri më 5 nëntor të këtij viti me fillim nga ora 20:00 në kinemanë ABC në Prishtinë.

Të ngjashme