Italia vlerëson Kadarenë me çmimin “Nonino 2018”

Prishtinë | 13 Jan 2018 | 17:15 | Nga

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është fituesi i çmimit prestigjioz “Nonino” për vitin 2018, në edicionin e 43-të të këtij evenimenti në Udine, e që u shkon personazheve të mëdhenj të kulturës.

Në vlerësimin e jurisë, Kadare vlerësohet si “Një rapsod i dashuruar, por edhe kritik me popullin e tij. Mes realitetit historik dhe legjendave që rikujtojnë madhështitë dhe tragjeditë e së shkuarës ballkanike dhe osmane, Kadare krijoi tregime të mëdha”.

Shkrimtari shqiptar merr kështu vlerësimin e radhës, që i shtohet vargut të gjatë të vlerësimeve ndërkombëtare për të. Juria në Udine vlerësoi gjithashtu me çmimin “Një mjeshtër i kohës sonë” filozofin italian, Giorgio Agamben, krijuesi i konceptit “Homo Sacer”, qenia njerëzore për të cilin jeta është e shenjtë.

Ceremonia e dhënies së çmimeve do të zhvillohet në distileritë “Nonino Di Ronchi” në Perkoto, në Udine, më 27 janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme