Ja si duket ish-missi si nënë e dy fëmijëve (Foto)

Prishtinë | 06 Gus 2016 | 10:48 | Nga

Dy vite pasi u bë nënë për herë të parë, ish-missi Irsa Demneri është shfaqur sërish shtatzënë në një sfilatë fustanesh nusërie që u organizua në Tiranë, fakt ky që çuditi jo pak.

“Miss Shqipëria 2007” i ka befasuar të pranishmit, kur ka pozuar para banerit të ngjarjes, pasi binte në sy barku i madh, që dëshmon se është në prag të lindjes së saj të dytë. E veshur me një fustan leopard, ajo dukej në formë dhe e qeshur.

Duket se ajo nuk ka humbur kohë për ta kompletuar sa më shpejt familjen e saj me fëmijët që sjell në jetë dhe pastaj për të vazhduar me planet që ka në jetën profesionale. Bukuroshja që u angazhua si prezantuese spektaklesh disa vite më parë, tani i është përkushtuar punës larg ekranit, në një zyrë avokatie.

Ndërsa partneri i saj 29-vjeçar, i diplomuar në Fakultetin Juridik, s’ka qenë asnjëherë pjesë e botës së televizionit. Kur u shpall miss, Irsa ishte vetëm 17 vjeçe dhe spikati me bukurinë e saj të veçantë.

Më pas, ajo ka prezantuar spektakle të regjisorit Petri Bozo, me partner Olti Xhezon. Pas famës si më e bukura e vitit 2007, Irsa mori një ofertë për të qenë imazh fustanesh nusërie dhe që nga ajo kohë ajo i frekuenton rregullisht eventet ku lansohen tendencat e reja të fustaneve të nusërisë.

Edhe pse në jetë nuk e ka veshur fustanin e bardhë, ajo këtë kënaqësi e ka ndjerë si fotomodele. Javën e kaluar, Irsa ka qenë në plazhin e Dhërmiut me familjen e saj. Vajza që ka fituar kurorën e më të bukurës në vend, duket shumë e bukur edhe me fëmijët e saj dhe e shkujdesur si një vajzë e zakonshme. /Panorama/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme