Jacques Baudouin, libër për Hashim Thaçin, thotë se burrështetas të tillë s’ka as Franca

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 14:06 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është përuruar libri “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”, i autorit Jacques Baudouin. Ky libër përfshinë periudhën nga viti 1999 deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës 2008, raporton EkonomiaOnline.

Në këtë promovim ishin të pranishëm personalitete të ndryshme nga vendi, si përfaqësues nga presidenca, profesorë, deputetë dhe të pranishëm të tjerë nga botuesi Buzuku.

Historiani, Nuri Bexheti, në cilësinë e recensentit duke folur për librin tha se ky libër përbëhet prej 20 kapitujve dhe 153 nënkapitujve që përshkruajnë në mënyrë impresiononte ngjarjet e paraqitura.

“Përmbajtja dhe sidomos strukturimi i veçantë i tij, libri është i ndar në 20 kapituj dhe nga nuri i librave hyn në librat që lexohen me një hov, autori me lehtësi i kalon shekujt, shumë impresionuese është fakti kur shikon strukturimin e librit, jo radhitja e librit por më shumë se kaq janë më shumë se 10 kapituj 153 nënkapituj. Kjo e mahnit lexuesin se si shkruhet ngjarja për Kosovën dhe Hashim Thaçin, pa qenë pjesëmarrës në ngjarje.  Janë sjell fakte të reja dhe të panjohura që në të ardhmen ngjallin debate historike si lindi UÇK-ja si i zhvillua në rang të një ushtri të madhe, lidhur me përplasjen e elitës kosovare, autori saktëson se në prag të luftës kishte kaluar nga pacifizëm në luftë”

Profesori universitar, Ibrahim Gashi, në cilësinë e recensentit, tha se libri ka një përmbajtje që hedhë dritë mbi tragjeditë dhe proceset që ka kaluar Kosova deri më 2008.

“Libri në fjalë ka strukturë përmbajtjesore interesante hapet nga Bernard Kushner. Kushner më shumë se për librin memoron kujtesën për kohën sa ishte kryeadministratori i parë në Kosovë. Pas hyrjes libri përmban 20 kapituj, në kapitullin e par autori bënë krahasime mes fuqinë e shteteve të mëdha dhe Kosovës. Në përmbyllje duke përmend rolin e personaliteteve, Clinton, Albright, Kofi Anan, autori ka radhitur edhe Hashim Thaçin”, tha Gashi .

Një fjalë rasti mbajti edhe Dan Everst, ish-shefi i OSBE-së në Kosovë, i cili tha se 20 vite pasi që erdhi këtu sheh përparim të madh në vend, dhe se ndihet i lumtur të jetë në ndërtesën më unike në botë, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

“Libri është përplot detaje interesante që as unë si kam ditur. Komplimente autorit por komplimente për juve bot akademike që vazhdoni te luftoni për beteja që nuk është aspak e lehtë, sidomos është e rëndësishme që në këtë kohë kur po cenohej liria e shprehjes bota akademike të kërkoj më shumë llogaridhënie nga Qeveria”.

Tregoi edhe disa qaste nga koha sa ishte pjesë e OSBE-së.

“Unë isha njëri nga personat përfaqësuesit civil ndërkombëtar që erdha me KFOR-in  që erdha në Kosovë. Ishte kohë turbulente dhe është shumë me rëndësi të shkruaj për atë kohë mos të lejojmë shtrembërimet të zënë vend”, tha ai.

Autori i librit, Jaques Baudoin  duke  folur për librin, tha se është shumë e zorshme të gjejë një burrështetas si Hashim Thaçi i cili mendon edhe për të ardhmen.

 Ai tha se burrështetas si Thaçi është vështirë të gjenden edhe në Francë.

Ai po ashtu shtoi se universiteti duhet të luftojë për një shtet të së drejtës, dhe për të luftuar por të vërtetën që ka synuar edhe autori ta bëjë përmes këtij libri.

“Kam qenë i impresionuar nga Thaçi sepse nuk është shumë e zorshme të kemi një lider i cili ka vizion të gjatë për një kob të gjatë i cili mendon edhe për fëmijët e fëmijëve i cili mendon 29 vite më herët çka dot bëhet. I cili në këtë vizion politik duhet të përfshijë  gjithë shtetin. Po shtoj se Evropa është e rëndësishme të ketë një burrështetas të këtij niveli në krye të shtetit, sepse e duam apo jo një pjesë të paqes në Evropë është mbi Kosovën dhe kraharorin e zoti Thaçit në një mënyrë duhet të jeni krenar. Nuk është kompliment falls që po ja jap atij, është objektive, sepse kam pas shumë burrështetas në Francë të cilët nuk janë në nivel të zotit Thaçi. Duhet të jemi krenar një burrështetas në krye të shteti dhe një shtet i cili lufton për ekzistimin e të vërtetës,  të paqes dhe që shteti të avancojë dhe të jetë shembull për shtetet e Evropës”, tha autori.

Autori i librit ishte këshilltar i ish-administratorit të UNMIK- ut në Kosovë, Bernard Kushner.

Të ngjashme