“Jeta nën qiell e najlon”, ekspozita që pasqyron një pjesë të luftës në Kosovë

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 12:22 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, janë ekspozuar fotografi të Ridvan Slivovës, të quajtur “Jeta nën qiell e najlon” që paraqesin një pjesë të luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Autori përmes këtyre fotografive ka sjell para publikut vuajtjet e popullatës gjatë viteve të luftës në Kosovë.

“Where is my father”, është njëra ndër fotografitë e Slivovës, ku paraqet dy fëmijë të mitur që janë në kërkim të babait të tyre.

Ministrja Vlora Dumoshi tha se përmes këtyre fotografive autori sjell një dëshmi më tepër që mes flakëve paraqet shpresën dhe qëndresën e popullit të Kosovës.

“Ky dokument me fotografi paraqet ngjarje të vitit 1999 të Ridvan Slivovës dhe është një dëshmi më tepër që mes flakëve paraqet shpresën dhe qëndresën e popullit të Kosovës. Në këto fotografi shohim fuqinë e artit të fotografit për paraqitjen e realitetit të luftës e për të përçuar mesazhe të forta të atyre që e përjetuan luftën e Kosovës”, ka thënë Dumoshi.

Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës, ka thënë se ekspozita të tilla pasurojnë këtë institucion.

“Sot jemi mbledhur këtu për ekspozitën e fotoreporterit Ridvan Slivova. Fotografitë na kujton shkatërrimin dhe vuajtjen e shqiptarëve të cilët po jetonin nëpër male dhe që kishin qiellin dhe najlonin mbi krye. Unë mendoj se është ekspozitë që duhet rë mbetet këtu dhe presim ekspozita tjera që kanë pamjen e vërtetë të historisë sonë”, ka thënë ai.

Autori i ekspozitës Ridvan Slivova, ka thënë se ndjehet mirë që më në fund po sheh punën e bërë ndër vitet më të rënda për Kosovën.

“Ndihem mirë që mu dha mundësia që të shpreh punën time gjatë viteve 1999. Filloi zhvendosja e popullatës nga fshati në fshat, largimi i popullatës më pastaj pasqyrohet hyrja e NATO-s, kthimi i popullatës në shtëpitë e shkatërruara”, ka thënë Slivova.

Të ngjashme