Ka njerëz dhe gjëra që nuk ndryshojnë kurrë

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 08:17 | Nga

Simon Pitaqaj është aktor e regjisor i lindur në Gjakovë. Ai është shkolluar në Francë, nën udhëheqjen e pedagogëve Radka Riaskova dhe Anatoli Vasiliev.

Paralelisht me punën e tij si regjisor dhe aktor, ai është dramaturg dhe tregimtar. Ai i përkthen përrallat e legjendat shqiptare, i adapton dhe i rishkruan. Të njëjtën gjë e bën edhe me romane, novela, tregime dhe drama teatrale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Më 2008 ka krijuar kompaninë “Liria Teatër” në Paris. Ka vërë në skenë shfaqje si “Një ditë vere” dhe “Emigrantë”, të Slawomir Mrozek, “Një për rrugë” të Harold Pinterit, “Don Juan” nga Michel de Ghelderode, “Motrat binjake”, “Njeriu nga bodrumi”, i Dostojevskit, “Lufta e vjetër – Beteja e Kosovës 1389”, Tri këngë zie për Kosovën të Kadaresë, “Ne fëmijët e vegjël të Titos”, “Vaki kosovare” e të tjera.

Si aktor, ai ka luajtur në shfaqjet “L’impromptu de Versailles” të Molière, me regji Anatoli Vassiliev dhe në “Phèdre” nga Platon-Magritte, drejtuar nga Philippe Cotten nën drejtimin e Anatoli Vassiliev.

Pitaqaj është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Teatri “Liria”. E krijova këtë kompani teatrale një ditë pas pavarësisë së Kosovës. Pse? Ngase doja të jepja një simbol, një sinjal, një pikë fillimi si për mua edhe për Kosovën.

Me këtë teatër, dëshiroja të vija në skenë personazhe, të cilat vazhdimisht ballafaqohen me dualitetin: të veprojë ose të mos veprojë, të veprojë apo të jetë i parandaluar. Këto personazhe janë ngjashëm me situatën tonë para lufte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme