Kadare merr Çmimin për Kulturën Mesdhetare në Cosenza

Prishtinë | 16 Tet 2016 | 17:19 | Nga

Në dhjetëvjeçarin e krijimit të Çmimit për Kulturën Mesdhetare – Fondacioni Carical, i akordohet ai shkrimtarit Ismail Kadare. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua ditën e premte, datë 14 tetor në Teatrin Rendano, në Cosenza.

Në motivacionin e akordimit të këtij çmimi për Ismail Kadare shënohet: “Poet dhe shkrimtar shqiptar, disa herë kandidat në përzgjedhjen finale të çmimit Nobel dhe anëtar nderi i Académie Française. Romani i tij i parë, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, konsiderohet kryevepër e letërsisë ndërkombëtare bashkëkohore”.

Ismail Kadare është gjithashtu fitues i Çmimit Príncipe de Asturias de las Letras 2009 si dhe i edicionit të parë të Çmimit The Man Booker International Prize.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme