Kadare: Vdekja e Agollit, lajmi më tronditës i këtij dimri

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 20:16 | Nga

Shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare, e ka cilësuar lajmin për ndarjen nga jeta të Dritëro Agollit, një nga njoftimet më tronditëse të këtij dimri.

“Lajmi i vdekjes së Dritëro Agollit ka qenë një nga njoftimet më tronditëse të këtij dimri, jo vetëm për njerëzit e artit, por për gjithë shqiptarët, kudo ku ata ndodhen”, është shprehur Kadare, nga Parisi.

“Dritëro Agolli ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë i pazëvendësueshëm në vlerat dhe në dramën hijerëndë të letërsisë shqiptare. Ai do të na mungojë të gjithëve”, ka theksuar shkrimtari i madh shqiptar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme