Kasem Hoxha dhe Ledina Çelo do të moderojnë Festivalin e RTSh-së

Prishtinë | 10 Dhj 2016 | 11:41 | Nga

Aktori Kasem Hoxha ka konfirmuar për KultPlus se ka marrë ftesë që të moderojë këtë festival, dhe sipas tij, organizatorët kanë arritur ta bindin që të marrë këtë rol, pikërisht me konceptin të cilin edhe e kanë menduar.

Të dy janë duke jetuar jashtë Shqipërisë, njëri aktor e tjetra këngëtare, dhe organizatorët e Festivalit të RTSh-së, pikërisht këta dy artistë kanë vendosur ti sjellin sërish në Shqipëri, që të moderojnë këtë festival.

“Po, ata të RTSh-së ma afruan si ide dhe me thënë të drejtën më bindën jo vetëm me konceptin e tyre shumë interesant, por edhe me mënyrën se si ata po kujdesen dhe se sa po e vlerësojnë, ndër të tjera, edhe prezantimin dinjitoz të këtij festivali të këngës”, ka thënë Kasem Hoxha për KultPlus.

Ndërkohë, se nëse partnerja e tij në këtë festival është Ledina Çelo, ai ka thënë se mendon se po, pasi kështu edhe është menduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme