Kërkohet mbështetje më e madhe për kulturën në Kosovë

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 19:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Skena e pavarur e kulturës në Kosovës është motori kryesor i zhvillimit kulturor në vend, u tha sot në diskutimin e organizuar nga Kosovo 2.0 me temën “Kulturë: Pavarur apo pa pare?”

Burbuqe Deva-Bakija, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tha se kultura në vend përballet me probleme.

“Ministria e Kulturës ka 4 zëvendësministra pa detyra saktësisht të ndara, mirëpo për punët që nuk mund të mbërrijë ministri jemi ne. Vërtet është bërë qesharake numri i zëvendësministrave, mirëpo në MKRS nëse punon me përkushtim ka vend edhe për dy të tillë sepse ka probleme shume. Është e pamundur që ministri të marr pjesë në të gjitha diskutimet”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.

Veton Nurkollari, drejtor artistik i DokuFestit, tha se skena e pavarur e kulturës është motori kryesor i kulturës në vend.

“Skena kulturore e Kosovës bazohet në skenën e pavarur. Ato çka financon ministria krijojnë një kulturë që nuk do me thënë që është reprezentative. Është kulturë që është trashëguar siç janë një galeri, ansambli shota etj. Këtij vendi i nevojitet kultura që është duke u krijuar nga skena e pavarur e kulturës. Dokufesti ka ndodhë sepse ne nuk kemi prit me na dhënë as ministria e as qyteti, kjo sepse nuk ka strategji e as kriter”, tha ai.

Albert Heta nga Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës tha se Ministria e Kulturës buxhetin e saj duhet ta adresoj në projekte të kulturës dhe artit.

“Mënyra qysh funksionon ministria e kulturës zyrtarisht është pa strategji. Ministria e Kulturës buxhetin e shpenzon në institucionet e veta varse që në njëfarë mënyre është konflikt interesi. Ajo do të duhej me administru buxhetin e saj në projekte të artit dhe kulturës”, tha ai.

Të ngjashme