Kiço Londo anulon shfaqjen nga Kosova, arrogant dhe kërcënues ndaj ekipit

Prishtinë | 28 Sht 2016 | 21:38 | Nga

“Një shfaqje teatri me 4 aktorë, me disa derra, me disa lopë, me disa kuaj, me një kryeministër e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë” e cila ishte paraparë që sot të jepej në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë është anuluar.
Shfaqja me regji nga Blerta Rrustemi Neziraj e me dramaturg Jeton Neziraj duket se ka kaluar nëpër një rrugëtim të lodhshëm. Jeton Neziraj sonte në oborrin e Teatrit Kombëtar në Tiranë e ka lexuar këtë letër, për ti treguar kësisoj edhe publikut se çka ndodhi në të vërtetë.

Letrën e ka siguruar KultPlus dhe atë mund ta lexoni këtu:

“Sonte, këtu në Teatrin Kombëtar Eksperimental, është dashur ta japim shfaqjen të cilën e kemi dhënë premierë mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Fatkeqësisht, kemi qenë të shtrënguar ta anulojmë, pa fajin dhe pa vullnetin tonë. Ekipi teknik ka udhëtuar që herët në mëngjes, në mënyrë që të pregadis dritat, skenografinë dhe zërimin e shfaqjes. Atye u është thënë që skena e teatrit është e zënë deri në ora 17:00. E kemi bërë të qartë që kjo është a pamundur, sepse minimum që na nevojitet për ta pregaditur shfaqjen është 6 orë. Njerëzve të teatrit ua kemi bërë të ditur këtë gjë dhe u kemi shpjeguar që na duhet kohë dhe se nuk bëjmë kompromis me kualitetin e shfaqjes.
Rreth orës 15:00 më në fund u lajmërua edhe drejtori Kico Londo, të cilit ia bëmë të qartë që obstruksionet e kësaj natyre janë jo profesionale, të pahijshme dhe e rrezikojnë dhënjen e shfaqjes. Ai pastaj është bërë arrogant, ka filluar të na fyej, të na kërcënoj dhe ka qenë i gatshëm të na sulmoj edhe fizikisht. Në këto rrethana fyese dhe në këtë trajtim tepër poshtërues, ne kemi qenë të shtrënguar ta anulojmë shfaqjen.
është vërtetë e dhimbshme – por që na duhet ta themi: me shfaqjet tona kemi udhëtuar në dhjetra vende Evropiane, por më besoni që, askund tjetër nuk kemi kaq shumë telashe sesa në Tiranë. Nuk po flas për publikun, të cilin e falenderoj që ka ardhur dhe na ka ndjekur vazhdimisht, po flas për këto copë institucione teatri, po flas për byrokratët në këto institucione, për të cilët të vjen keq sesi janë katandisur kaq keq në mjerimin e primitivizmin e tyre.

Ky teatër ku sonte është dashur të luajmë meriton një drejtor normal.
Unë do të lexoj një pjesë fare të shkurter nga komedia:

Çfarë kërkon ky gomar në një institucion publik?
Ndihemi të fyer.” 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme