Koleksionisti në mision për ruajtjen e vlerave artistike

Prishtinë | 08 Kor 2018 | 08:51 | Nga

Më shumë se tri dekada më parë Genc Rodiqi do të blinte pikturën e parë. Ajo edhe sot gjendet në koleksionin e tij.

Njëzet vjet më pas ai do të niste të merrej më seriozisht me këtë punë. Në këtë formë nisi rrugëtimin e koleksionimit të veprave të ndryshme të artit, shkruan Koha Ditore.

Sot ai numëron më shumë se 100 sosh. Janë vepra emrash të njohur të artit shqiptar. Pasionin për artin e konkretizoi edhe para dy vjetësh kur hapi galerinë “Dada”. Kjo hapësirë ekspozuese iu shtua kryeqytetit si mundësi për të rinjtë të cilët kanë nevojë për promovim.

Rodiqi nuk ka të përfunduar shkollën për art. Profesioni i tij është një fushë krejt tjetër, por koleksionimi i veprave të artit dhe tashmë udhëheqja e një galerie janë bërë pjesë e pandashme e jetës së tij. Për më tepër së fundmi ai ka publikuar një këngë. Ai luan në kitarë dhe tash e sa vite është marrë me kompozim të këngëve. Por tek tani ka vendosur që ëndrrën tij ta bëjë realitet, me këngën “Lema ni kang me ta knue”, e cila vjen me tekst të Fadil Dragajt, kompozim të Rodiqit, i cili edhe njëherësh e këndon. Edhe kënga është një lloj ruajtjeje e rikthim i vlerave të dikurshme artistike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme