Komedia legjendare “Legally Blonde” me Reese Witherspoon, me vazhdim të tretë

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Dy vazhdimet e “Legally Blonde” dominuan në fillim të viteve 2000, kur shikuesit u çmendën pas Reese Witherspoon në rolin e Elle Woods. Tani është konfirmuar edhe arritja e pjesës së tretë të filmit.

Pas thashethemeve të shumta, Witherspoon i konfirmoi informacionet e reja në Instagramin e saj duke e publikuar një video të shkurtër në të cilën ajo noton në bikinin legjendar ngjyrë rozë në një dyshek në pishinë.

“E vërtetë është #LegallyBlonde3”, shkroi aktorja.

Ajo e kishte veshur bikinin ngjyrë rozë në vitin 2016 për ta festuar 15- vjetorin e filmit dhe vendosi përsëri ta veshte atë për ta konfirmuar vazhdimin e franshizës, shkruan KOHA Ditore.

Tregimi për bionden Elle konsiderohet si një nga komeditë më të mëdha dhe më komike. Pjesa e parë e filmit, e xhiruar në vitin 2001, i fitoi 141 milionë dollarë nga shfaqjet në kinematë në mbarë botën.

Whiterspoon më herët e njoftoi mundësinë e xhirimit të vazhdimit.

“E kemi skenarin, por nuk kemi xhiruar asgjë.” Elle është një karakter shumë i dashur. Vetëm dëshironi që ajo të shkojë në një udhëtim heroik siç bëri në filmin e parë”, tha aktorja.

Sipas Deadline, skenaristët origjinalë Kirsten Kiwi Smith dhe Karen McCullah gjithashtu e nënshkruajnë skenarin për filmin e ri. Producentët origjinalë Marc Platt dhe Adam Siegel gjithashtu do të punojnë në film, ndërsa Whiterspoon do t’u bashkohet atyre. Ende nuk ka informacione se kush do ta bëjë regjinë e filmit.

Vazhdimi i tretë i “Legally Blonde” në kinema do të duhej të mbërrinte në shkurt të vitit 2020.

Të ngjashme