Komedia “Plaçkitësit” shfaqet në Teatrin e Kumanovës

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 10:13 | Nga

Në Teatrin e Kumanovës do të shfaqet premiera e komedisë “Plaçkitësit” e shkruar nga autori anglez, Joe Orton dhe me regji të Ben Apollonit.

Në shfaqje luajnë: Sefedin Shabani, Rabije Lokalizova, Shkëlqim Islami, Ismail Kasumi, Qazmedin Nuredini dhe Beqir Nuredini. Asistent regjie është Ibër Deari, kurse tekstin e ka përkthyer Artu Lena.

Skenografia nga Armend Ademi, kostumet Bjondina Abduli kurse për muzikën është përkujdesur Orhan Shaqiri.

“Plaçkitësit” është një komedi e zezë në plot kuptimin e fjalës, sepse ndodhë në një ditë funerali, në një ditë kur familjarët e të vdekurës do të duhej të ishin duke mbajtur zi, por ata në atë ditë i bëjnë tana të zezat, duke mos pasur pikë respekti për të vdekurën.

Kjo komedi e mbushur përplot situata e batuta komike, në fakt është shumë e hidhur dhe fshikulluese për njeriun e kohës tonë i cili ka humbur të gjitha vlerat humane, vlera për të cilat gjithmonë është folur, por duket se kurrë nuk kanë ekzistuar në të vërtetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme