Kompleksi i vëllezërve Gërvalla, vitin e ardhshëm shtëpi muze

Prishtinë | 19 Sht 2016 | 22:35 | Nga

Në kuadër të vizitave të sotme, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizituar edhe Deçanin, për të inspektuar investimet kapitale të MKRS-së në këtë komunë.

I shoqëruar nga kryetari i kësaj komune, Rasim Selmanaj, ministri ka parë nga afër punimet që po zhvillohen në Sallën e Sporteve të Deçanit, i cili ndodhët në fazën finale dhe ku ministria do të investojë edhe rreth 400 mijë euro.

Ministri Shala po ashtu inspektoi edhe investimet që po bëhen në projektin e rrethojës së stadiumit të Deçanit, projekt i cili do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm ku pritet të ndërtohen edhe tribunat e stadiumit.

Ministri Shala tha se është i kënaqur me dinamikën e punëve që janë realizuar në këto dy projekte kapitale që janë investim i MKRS-së. Sportistët deçanas do të kenë dy hapësira të cilat kanë qenë të nevojshme, e që do t’u japin mundësinë të garojnë në sporte të ndryshme.

Në vizitën e tij në Deçan, Shala, ka qëndruar edhe në fshatin Dubovik, në vendlindjen e Bardhosh e Jusuf Gërvallës. Ministria ka investuar rreth 50 mijë euro në kuadër të projektit të restaurimit të tërësishëm të kompleksit të vëllezërve Gërvalla. Vitin e ardhshëm parashihet që ky kompleks të shndërrohet në shtëpi-muze, e që vizitorëve të interesuar do t’u mundësohet të mësojnë më shumë për vëllezërit Gërvalla.

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, u shpreh se bashkëpunimi me MKRS-në në këto projekte kapitale është i mirëseardhur dhe e falënderon ministrinë për përkrahjen. Përmes mbështetjes së ministrisë, Komuna e Deçanit ka përfituar jashtëzakonisht dhe kjo ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës kulturore e sportive.

Kompleksi i vëllezërve Gërvalla, vitin e ardhshëm shtëpi muze

Kompleksi i vëllezërve Gërvalla, vitin e ardhshëm shtëpi muze

Kompleksi i vëllezërve Gërvalla, vitin e ardhshëm shtëpi muze

Të ngjashme