Kosova me 6 filma të gjatë në Berlinale

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 16:22 | Nga

Gjashtë filma të ri të metrazhit të gjatë artistik të mbështetur nga QKK pretendojnë premierën në Berlinale.

Në Ljubljanë nga data 16 deri 18 nëntor selektorët e Berlinales do t’i shohin të gjithë filmat më të ri të pashfaqur para publikut nga vendet e Ballkanit, ku do të shfaqen edhe 6 filma të mbështetur nga QKK duke shënuar kështu vitin me më së shumti filma të ri kosovar të gatshëm të metrazhit të gjatë.

Filmat që do të shfrytëzojnë rastin të shfaqen para selektorëve të Berlinales me shpresën që të hyjnë në garën e festivalit të madh të kategorisë “A” janë: “Martesa” nga Blerta Zeqiri, film ky që së fundmi ishte pjesë në garën e Works in Progress të festivalit Karlovy Vary.

Pastaj filmi “T’padashtun” nga Edon Rizvanolli, “Histori maje Kulmi” me skenar nga Gazmend Nela dhe Arian Krasniqi dhe regji nga Gazmend Nela, “Na ishte një herë në Kosovë” me skenar nga Jeton Kulinxha dhe regji nga Eki Rrahmani, “Gjumë dhe Dashuri” me skenar nga Arsim Haliti dhe Arian Krasniqi dhe regji nga Arsim Haliti  dhe filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” nga Kushtrim Bekteshi që është koproduksion i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Këta filma janë të mbështetur nga QKK në vite të ndryshme të konkursit dhe janë të gatshëm për shfaqje, ndërsa ndryshe nga vitet tjera Berlinale Preselection këtë herë do të shfaq vetëm filma të metrazhit të gjatë artistik dhe dokumentar.qkk

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme