Kur Gabriel Garcia Marquez erdhi në Lindje

Prishtinë | 13 Nën 2016 | 12:02 | Nga

“Udhëtim në Europën Lindore” nga Gabriel García Márquez, mund ta gjeni në stendën e Onufrit, në Panairin e Librit.

Për herë të parë në Shqipëri, në një botim ekskluziv, kronika e udhëtimeve të një Gabriel García Márquez-i në moshë të re në vendet socialiste. Një reportazh po aq i jashtëzakonshëm sa “Rrëfimi i një anijehumburi”.

“Udhëtim në Europën Lindore” është kronika-dëshmi e udhëtimit të Gabriel García Márquez-it në rininë e tij në vendet socialiste gjatë viteve pesëdhjetë. Në faqet e tij lexuesi do të gjejë, krahas vrojtimeve të shokëve të rrugës, një analizë të mprehtë ku nuk mungon ironia e ngjarjeve sociale dhe politike të kohës.

Udhëtimi në enklavën socialiste fillon me Gjermaninë Lindore dhe vazhdon me Çekosllovakinë, Poloninë, Hungarinë dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Aty, ai do të përpiqet të zbulojë fytyrën e vërtetë të komunizmit të realizuar sipas ideve të Leninit: një regjim kafkian që thuajse nuk vihet në pikëpyetje nga një popull i trembur që duket se i nënshtrohet fatit të vet.

I shkruar dhe i botuar pjesë-pjesë në të njëjtën kohë me të famshmin “Rrëfim të një anijehumburi”, ky reportazh përbën një tjetër shembull të paçmueshëm pune të vështirë hulumtuese, rigoriziteti historik dhe besnikërie ndaj fakteve të rrëfyera, shtylla të çdo gazetarie cilësore. Me mjeshtërinë e tij letrare të padiskutueshme, Gabriel García Márquez-i dëshmon edhe një herë prirjen e tij më të thellë: kënaqësinë për të rrëfyer një histori të mirë. (Pasqyra.al)

“Unë nuk doja të njihja një Bashkim Sovjetik të krehur për të pritur vizita. Vendet, ashtu si gratë, duhet t’i njohësh kur sapo zgjohen nga gjumi”.
Gabriel García Márquez

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme