Lady Gaga fiton një “Oscar” me “A star is born”?

Prishtinë | 15 Sht 2018 | 09:55 | Nga

Karriera e Lady Gaga tanimë ka marrë një drejtim të ri në Hollywood.

Ajo ka pasur rekord të shitjes si dhe ka mbyllur gjitha datat e turneut, shkruan TheSun.

Para disa muajsh, dukej se karriera e Lady Gagës në shoubiz, e cila dikur ishte e shkëlqyeshme ka përfunduar.

Por, rikthimi i saj duket se do të jetë me nominimin si “Aktorja më e mirë” për Oscar, me këtv rast karriera e saj merr krejtësisht drejtim të ri në Hollywood.

32 vjeçarja Lady Gaga, erdhi si personazhi kryesor, Ally, në filminj e Bradley Cooper, i cili titullohet “A star is born”, pra “Një yll është lindur”

Publiku me sa duket kishte humbur interesin për gruan e cila kishte qenë kohët e fundit ylli më i madh dhe më emocionuese e popit, me veshjet e shkëlqyera dhe hitet në krye të tabelave.

 

Të ngjashme