Lajm i mirë për kulturën e Mitrovicës

Mitrovicë | 13 Gus 2017 | 00:17 | Nga

“Bridge Film Fest” njofton se më 19 dhe 20 gusht organizon dy net me filma të cilët kanë qenë pjesëmarrës në dy edicionet e kaluara të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Bridge Film Fest”.

Këto i paraprijnë edicionit të ardhshëm të këtij Festivali.

Në këtë event do të ketë filma, muzikë dhe shumë rekreacione interesante për publikun. Filmat do të shfaqen në ambient të hapur afër Liqenit Akumulues në Mitrovicë. Janë të ftuar edhe artistë të ndryshëm të cilët do të flasin për filmat. Njëkohësisht me muzikë do të ju argëtojnë Ilda Krama dhe Tringa Sadiku në natën e parë, kurse në natën e dytë do të performojnë Kron Sadiku dhe Enur Pakashtica.

Këtyre dy netëve do t’i paraprijë edhe një aksion nga iniciativa “Let’s Do It Kosova”, të cilët do të pastrojnë hapësirën përreth Liqenit Akumulues në Mitrovicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme