Lansohet traileri i “Tomb Raider”, luan Lara Croftin

Prishtinë | 20 Jan 2018 | 09:42 | Nga

Është lansuar traileri i parë zyrtar i këtij filmi të shumëpritur, që dikur për protagonist e kishte aktoren e njohur Hollywoodiane, Angelina Jolie, dhe publiku e ka pritur mirë atë.

Përmes ca sekuencave të shkëputura në filmin e bazuar në lojën e famshme kompjuterike, shikuesit kthehen prapa në kohë, në fëmijërinë e avanturieres së patrembur, Lara Croft, e cila këtë herë vjen e portretizuar nga aktorja suedeze e shpërblyer me Oscar, Alicia Vikander, transmeton KTV.

Vikander, e cila e fitoi një shpërblim akademik për rolin e saj në dramën “The Danish Girl”, i ndjek hapat e të madhes Jolie, në personifikimin e femrës fiktive të huazuar nga videoloja e famshme botërore.

Roar Uthaug e ka bërë regjinë e filmit, i cili pritet të publikohet nëpër kinematë botërore nga 16 marsi i këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme