Libri i bisedave për filozofinë dhe artin kinematografik

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 10:16 | Nga

Këto ditë u promovua në Paris libri “Çka mundet kinemaja” (Ce que peut le cinéma) në librarinë “La texture”.

Është ky një libër i bisedave midis regjisorit Jean-Gabriel Périot dhe filozofit Alain Brossat.

Périot është autor i një numri të konsiderueshëm të filmave të metrazhit të shkurtër, të mesëm, dhe të gjatë, filma dokumentarë dhe filma të fiksionit.

Midis të tjerëve u shqua me filmat “Një rini gjermane” (2015) dhe “Natsu no hikari: Drita të verës” (2017), mbi katastrofën nukleare në Hiroshimë. Brossat ka botuar një numër të madh librash nga fushat e filozofisë politike, filozofisë së historisë dhe mbi artet e kulturën.

Veç të tjerash “Sprova e katastrofës, shekulli i XX dhe kampet” (1996), “Demokracia imunitare” (2003), “Rezistenca e pakufishme” (2006) e të tjera.

Bisedat midis këtyre dy autorëve marrin në shqyrtim sa përvojat e ndryshme jetësore dhe ato të kërkimeve të kineastit dhe filozofit, aq edhe pikëtakimet dhe gërshetimet e këtyre kërkimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme