Libri monografik “Nexhmije Pagarusha” do të promovohet sonte

Prishtinë | 21 Sht 2019 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Sot nga ora 19:00 do të bëhet promovimi i librit monografik “Nexhmije Pagarusha” me autorë Shaban Maxharraj dhe Elvira Berisha.

Promovimi i librit monografik “Nexhmije Pagarusha” do të bëhet  në Hotel Swiss Diamond, Prishtinë.

Monografia “Nexhmije Pagarusha” me autorë Shaban Maxharraj dhe Elvira Berisha, është realizuar nga Integra me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

Monongrafia ka përmbledhur gjithë jetën dhe veprimtarinë e artistes. I ndarë në 13 kapituj, libri ka paraqitur rrugën e këngëtares nga fëmijëria deri në ditët e sotme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme