Lufta me inteligjencën artificiale

Prishtinë | 06 Maj 2018 | 15:00 | Nga

Është vështirë të besohet që shkrimtari i njohur ndërkombëtarisht Frank Schätzing e kishte pasur fillimin e karrierës me romane me detektivë, që ngjarjet i zhvendosnin në shtëpinë e tij në Cologne.

Romani i tij më i ri, “The Tyranny of the Butterfly” (Tirania e fluturës), ka dalë në shitje prej 24 prillit në Gjermani, dhe ngjarjen e shtjellon në Californi. Protagonisti i romanit, zëvendëssherifi Luther Opoku, përballet me një kundërshtar të pazakonshëm dhe të çorientuar: inteligjencën artificiale.

Schätzing, i cili kishte studiuar për komunikim dhe kishte punuar si daktilograf në një kompani reklamash, kishte nisur karrierën si shkrimtar më 1995, kur debutoi me romanin triler për një ngjarje nga mesjeta të titulluar “Death and the Devil” (Vdekja dhe djalli).

Rrëfimi i zhvendosur në vitin 1206 shtjellon një krim që ndodh në qytetin e lindjes së tij, Cologne, dhe mjeshtërisht i kombinon faktet historike të një komploti vrasjeje. Në këtë roman protagonistët mishërohen me paragjykimet e Rhinelandit – sharmant, por, megjithatë, edhe dinak e i tmerrshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme