“Magnetizmi i klarinetës” me kapërcimin nëpër kohë e stile

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Raffaele Bertolini kur performon mahnit audiencat me tingullin e klarinetës së tij. Performancat e tij janë jashtëzakonisht origjinale dhe gërshetojnë muzikë nga veprat klasike deri tek ato bashkëkohore. Një koncert i tij është udhëtim muzikor me ritme e tinguj. I tillë qe edhe “Magnetizmi i klarinetës”, që u shpalos në Prishtinë.

Klarinetisti italian, i cili ka interpretuar me ansamble të ndryshme gjithandej botës, ishte protagonist i mbrëmjes së dytë muzikore të festivalit “Kosova Kamerfest”. Të dielën mbrëma, përveç pjesës solo, ai interpretoi edhe me miqtë e tij kosovarë. Vepra për ansamblin e klarinetistëve të rinj kosovarë, të përzgjedhura gjatë masterklasës së mbajtur në kryeqytet, u interpretuan në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare.

Koncerti i paralajmëruar si “Raffaele Bertolini me miq/ Magnetizmi i klarinetës”, në pjesën e parë i takoi krejtësisht klarinetistit mysafir.

Pas koncertit, Raffaele Bertolini, ka thënë se ndihet mirë që ndodhet për të parën herë në Prishtinë.

Edicioni i 19 i festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale, iu hap të shtunën mbrëma me koncertin e titulluar “Fluid muzikor francez dhe i Pierre Laurent Boucharlat dhe Raffaele Bertolini me miq”.

“Kamerfesti” i sivjetmë vjen me 13 koncerte dhe disa masterklase nga instrumentistë eminentë botërorë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme